Dashboard

Shpjegimi i Dashboard

17 views July 6, 2019 July 6, 2019 admin 0

Dashboard-i eshte pamja e pare qe hapet sapo hyni ne program. Ne dashboard ju mund te beni disa nga veprimet kryesore apo te shikoni disa informacione dhe statistika te shpejta.

 

1. Veprimet kryesore

Ketu mund te shikoni me cilin perdorues jeni te loguar si dhe mund te beni veprimet si me poshte ne baze te butonave:

a. Krijoni nje rezervim te ri
b. Kaloni tek kalendari i rezervimeve
c. Kaloni tek lista e klienteve
d. Shfaqni faturat

2. Informacion i shpejt

Ketu merrni disa informacione te shpejta bazuar ne daten e zgjdhur siper. Aty tregohet:
Numri i rezervimeve qe do vijne
Numri i rezervimeve qe do largohen
Numri i rezervimeve qe jane ne qendrim ne hotel
Numri i dhomave te lira

3. Mberritje sot

Ketu mund te shihni listen e rezervimeve qe vijne Sot. Mund te klikoni mbi nje rezervim qe te hapen me shume te dhena

4. Rezervimet e fundit

Ketu do shihni listen e rezervimeve qe jane krijuar gjate javes se fundit.

5. Njoftime

Ketu ju shfaqen disa informacione te pergjithshme sic eshte numri i dhomave qe jane te papastruara, numri i dhomave te zena per sot. Nese keni aktiv modulin e POS aty do u shfaqen edhe produktet qe jane drejt mbarimit.

6. Xhiro

Ketu do shihni nje statistike te pergjithshme te xhiros qe keni bere sot si dhe xhiros e nje dite me pare.

7. Performanca

Ketu mund te shihni nje statistike te shkurter te 30 diteve te fundit ku ju jep mesataren e xhiros per 30 dite, numrin e klienteve dhe cmimin mesatar per nate.

8. % e rezervuar sot

Kjo ju tregon ne perqindje sa dhoma te rezervuara keni per sot

9. Statistika e shitjes

Ketu mund te shihni grafikun e xhiros per Muajt e fundit

10. Kerko

Mund te kerkoni rezervim, klient apo dhome.

Was this helpful?