Përdorues
Si funksionojnë kërkesat për autorizim karte
Verifikuar 17 nën 20262 min lexim
Një kërkesë për autorizim karte i dërgon klientit një link të sigurt ku ai vendos kartën e pagesës dhe pranon kushtet e autorizimit. Karta ruhet më pas te rezervimi si garanci, që më vonë të mund të tarifosh një no-show, një anulim të vonë ose shërbime shtesë. Kur klienti dërgon kartën nuk tërhiqet dhe nuk bllokohet asnjë shumë.
Aktivizoje
- Shko te Parametrat → Te pergjithshme → Rezervime.
- Ndiz Aktivizo kërkesat për autorizimin e kartës dhe kliko Ruaj. Këtë e bën një administrator një herë për pronën.

Dërgo një kërkesë nga rezervimi
- Hap rezervimin. Te kutia Karte, kliko Autorizim karte. Butoni shfaqet derisa rezervimi të bëjë check-out, për stafin që ka të drejtë të ndryshojë rezervimet.

- Kontrollo emrin dhe email-in e klientit dhe zgjidh Link Expiry (afati i linkut): 24, 48, 72 orë ose 1 javë.
- Kliko Dergo Email për t'ia dërguar linkun klientit me email, ose Copy Card Link për ta kopjuar dhe dërguar vetë, për shembull me WhatsApp. Nëse klienti s'ka email, shfaqet vetëm opsioni i kopjimit.

Çfarë merr klienti
- Një email "Card Authorization Request" me linkun, kur përdor Dergo Email.
- Një faqe të sigurt me emrin e hotelit, numrin dhe datat e rezervimit, formularin e kartës dhe kushtet e autorizimit: klienti i lejon hotelit ta mbajë kartën dhe ta tarifojë për shumat e lidhura me rezervimin, si dhoma, taksat, shërbimet shtesë, tarifat e no-show dhe të anulimit të vonë. Ai shënon I kam lexuar dhe i pranoj kushtet e mësipërme të autorizimit të kartës dhe klikon Autorizo kartën.
- Një email konfirmimi pasi e dërgon. Email-i i pronës merr njoftimin "Card Received". Të dyja mund të fiken te parametrat e email-eve automatike.
Pasi klienti e dërgon
- Kutia Karte shfaq kartën: markën, katër shifrat e fundit dhe skadencën.
- Linket e dërguara liston çdo kërkesë me statusin: Në pritje, Përfunduar, Skaduar ose Anulluar. Te një kërkesë në pritje mund të kopjosh linkun, ta ridërgosh email-in ose ta anulosh, dhe Kërko autorizim karte nis një të re.
- Me HotelBee Payments aktiv karta ruhet te Stripe dhe e tarifon me Charge kartën. Përndryshe ruhet në kasafortën e sigurt të kartave të HotelBee, ku stafi me lejen përkatëse mund ta shohë një numër të kufizuar herësh; shih "Si të shikoni detajet e Kartës së Mysafirit në Menaxherin e Kanaleve dhe në Faqen e Internetit".
A ishte i dobishëm?
Artikuj të ngjashëm
Llogaritë e pagesave
Krijoni arkat, llogaritë bankare dhe llogaritë e kartave ku regjistrohen pagesat.
PaymentsOfruesit e pagesave: Union Bank, POK dhe pagesat me kartë
Lidh Stripe, Union Bank ose POK dhe zgjidh cili merr pagesat në recepsion dhe në booking engine.
PaymentsZgjidhja e problemeve: pagesa nuk po regjistrohet
Shkaqet e zakonshme pse një pagesë nuk ruhet: mënyra joaktive, të drejtat, monedha dhe refuzimet e kartës.
Payments

