Si të lidhësh Financa 5
Financa 5 është një program kontabiliteti shqiptar. HotelBee i dërgon porositë POS të paguara dhe faturat direkt te serveri yt Financa 5, dhe i krijon mysafirët si klientë në Financa 5 herën e parë që faturohen.
Para se të fillosh
- Adresën e serverit tënd Financa 5 dhe një përdorues e fjalëkalim për HotelBee, nga ofruesi i Financa 5. Serverët e HotelBee lidhen me të përmes internetit, prandaj duhet të arrihet nga jashtë hotelit.
- Kodet në Financa 5 për artikujt, një klient të paracaktuar, një magazinë dhe llogarinë kontabël për klientët e rinj.
- Të drejtën Parametrat krijo ose modifiko në HotelBee.
Shkruaj të dhënat e lidhjes
- Shko te Parametrat → Integrime dhe hap Integrimi me Financa 5.
- Përdoruesi dhe Fjalëkalimi: hyrja për HotelBee.
- ID e klientit të paracaktuar: klienti në Financa 5 ku regjistrohen shitjet POS, që përdoret edhe për faturat pa klient.
- Default Operator Code: nuk përdoret sot për dërgimin; mund ta lësh bosh.
- Fusha e kodit të magazinës poshtë saj: magazina në Financa 5 për faturat që nuk kanë rreshta dhome.
- Server IP: adresa e plotë e serverit tënd Financa 5, siç ta dha ofruesi.
- Llogaria: llogaria kontabël që u jepet mysafirëve që HotelBee krijon si klientë në Financa 5.
- Mos dergo vlerat me TVSH: aktivizoje nëse Financa 5 duhet të marrë çmimet me TVSH të përfshirë dhe pa normë TVSH.
- Kliko Ruaj. Karta te faqja Integrime tani tregon E lidhur.

Plotëso kodet
- Produktet (POS → Produktet): plotëso Kodi me kodin e artikullit në Financa 5.
- Llojet e dhomave (Menaxhimi → Llojet e Dhomave): plotëso Kodi ne Bilanc me kodin e dhomës në Financa 5. Fusha mban emrin e Bilanc, por e lexon edhe Financa 5.
Çfarë dërgohet
- Porositë POS, pasi paguhen, si një shitje POS secila, me numrin e porosisë dhe mënyrën fiskale të mënyrës së pagesës. Porositë e kaluara te dhoma lihen jashtë; ato mbërrijnë në Financa 5 me faturën e mysafirit.
- Faturat, kur marrin një pagesë, me numër HB plus numrin e faturës dhe me shumën e paguar. Rreshtat pa kod lihen jashtë.
- Herën e parë që një mysafir faturohet, HotelBee e krijon si klient në Financa 5 me një kod të ri të shkurtër dhe e mban mend. Nëse kjo dështon, fatura nuk dërgohet atë natë.
Dërgimi i natës
Pasi suporti i HotelBee e aktivizon për pronën tënde, HotelBee dërgon çdo natë shitjet e paguara gjatë ditës së fundit. Çdo porosi dhe faturë dërgohet më vete, kështu që një dokument i refuzuar nuk i ndalon të tjerët. Nuk ka buton për dërgim me dorë.
Mirë të dish
- Një faturë e paguar në disa pjesë në ditë të ndryshme mund të dërgohet më shumë se një herë. Kontrollo faturat e paguara pjesërisht në Financa 5.
- HotelBee nuk tregon cilat dokumente i pranoi Financa 5. Kontrolloje në Financa 5 mëngjesin pas.
- Nëse ndryshon adresa e serverit, përditëso Server IP, përndryshe dërgimi i natës dështon.
- Si krahasohen tre programet: Hyrje në integrimet me programet e kontabilitetit.
A ishte i dobishëm?
Artikuj të ngjashëm
Si të kontrollosh turnet e përdoruesve
Lista e menaxherit me çdo turn të stafit: kuptimi i kolonave, riprintimi i mbylljes, mbyllja me detyrim, rihapja dhe korrigjimi i orareve.
AccountingKonfigurimi i fiskalizimit në Shqipëri: bizneset dhe arkat fiskale
Çfarë është biznesi fiskal (NIPT, certifikata) dhe arka fiskale (TCR), çfarë do të thotë çdo fushë dhe si fiskalizohen pastaj faturat.
AccountingTransaksionet
Regjistroni paratë e dorëzuara, depozitat në bankë, transfertat, gjendjen fillestare dhe lëvizje të tjera parash që nuk janë pagesë dokumenti.
Accounting

