Si të konfigurosh valutat dhe çmimet në disa valuta
Shumica e pronave pranojnë të paktën dy monedha: atë vendase dhe EUR ose USD për mysafirët e huaj. Ky artikull shpjegon si shtohet një monedhë dhe si mbahet kursi i përditësuar.
Shto një monedhë
Hap Parametrat dhe, te seksioni Te Pergjithshme, kliko Monedhat dhe kurset, pastaj +. Forma ka:
- Shteti: zgjedh shtetin. Kodi ISO dhe emri i monedhës plotësohen vetë.
- Monedha: kodi me tre shkronja (EUR, USD, ALL). Mund ta ndryshosh.
- Emri i Monedhes: p.sh. Euro. Mund ta ndryshosh.
- Kursi Kembimit: kursi standard ndaj monedhës kryesore të pronës, pra sa njësi të kësaj monedhe barazojnë një njësi të monedhës kryesore. Përdoret për fatura, raporte dhe konvertime.
- Aktive: hiqe shenjën për ta nxjerrë nga përdorimi pa e fshirë.
- Kursi i Blerjes: kursi kur klienti paguan në këtë monedhë. Lëre bosh për të përdorur kursin e këmbimit.
- Kursi i Shitjes: kursi kur ti paguan në këtë monedhë (kthim parash). Lëre bosh për të përdorur kursin e këmbimit.
- Bilanc Kodi Monedhes: vetëm kur është lidhur Bilanc.

Ku shfaqen monedhat
- Faturat, faturat e blerjes dhe shpenzimet kanë secila monedhën e vet.
- Pagesat: për të pranuar pagesa në monedhë tjetër nga ajo e dokumentit, aktivizo Aktivizo pagesat ne monedha te ndryshme te Parametrat (Te Pergjithshme). Dritarja Arketo Pagese tregon atëherë Monedha e Pageses, kursin e këmbimit dhe shumën "Shlyhet si". Nuk lejohet te e-faturat.
- POS: çdo pikë shitjeje ka monedhën e vet kryesore.
- Widget i booking engine: kodi i widget-it pranon atributin data-currency.
- Raportet tregojnë totalet në monedhën kryesore të pronës.
Mirëmbajtja e kursit
Ke dy mundësi:
- Automatike: aktivizo Kurs kembimi automatik te Parametrat (Te Pergjithshme). Një proces ditor përditëson kurset nga burimi i kurseve bankare. Kursi i blerjes dhe i shitjes nuk ndryshohen.
- Manuale: zgjedh një ritëm (ditor ose javor) dhe përditëso vetë Kursi Kembimit te çdo monedhë.
Pagesat ruajnë kursin e përdorur në momentin kur u morën, ndaj ndryshimi i kursit më vonë nuk ndryshon pagesat e kaluara.
Pyetje të bëra shpesh
A ishte i dobishëm?
Artikuj të ngjashëm
Si të kontrollosh turnet e përdoruesve
Lista e menaxherit me çdo turn të stafit: kuptimi i kolonave, riprintimi i mbylljes, mbyllja me detyrim, rihapja dhe korrigjimi i orareve.
AccountingKonfigurimi i fiskalizimit në Shqipëri: bizneset dhe arkat fiskale
Çfarë është biznesi fiskal (NIPT, certifikata) dhe arka fiskale (TCR), çfarë do të thotë çdo fushë dhe si fiskalizohen pastaj faturat.
AccountingTransaksionet
Regjistroni paratë e dorëzuara, depozitat në bankë, transfertat, gjendjen fillestare dhe lëvizje të tjera parash që nuk janë pagesë dokumenti.
Accounting

