Si te installosh printerin dhe aplikacionin QZ Tray
QZ Tray është një aplikacion i vogël që i mundëson HotelBee-së të dërgojë printimet drejtpërdrejt te printeri POS, pa dialogun e printimit të shfletuesit. Instaloje në çdo kompjuter që printon dhe mbaje të hapur në sfond sa herë që të duhet të printosh.
Hapi 1 – Shkarko QZ Tray
Në HotelBee hap Ndihme (Learn Center) në fund të menysë majtas. Te karta Burime, kliko Browse Files për të hapur dosjen e shkarkimeve. Shkarko instaluesin e QZ Tray për sistemin tënd operativ (Windows ose macOS), si dhe driverat e printerit që të duhen.



Hapi 2 – Instalo dhe hape
Hap instaluesin dhe prano cilësimet e paracaktuara. Kur të përfundojë, hap QZ Tray. Ikona e tij shfaqet në shiritin e sistemit (poshtë djathtas në Windows, ose në shiritin e menysë në macOS) kur është aktiv.
Hapi 3 – Lidh dhe kontrollo printerin
Lidhe printerin me kabllo, ose në të njëjtin rrjet nëse është printer rrjeti. Ndize dhe kontrollo që shfaqet te lista e printerave të instaluar në kompjuter. Nëse nuk shfaqet, instalo fillimisht driverin e printerit.
Hapi 4 – Zgjidh printerin në HotelBee
- Shko te POS → Pikat e Shitjes dhe kliko ikonën e lapsit te POS Point.
- Kur hapet forma, HotelBee lidhet me QZ Tray. Nëse QZ Tray kërkon leje, kliko Allow.
- Te Opsionet e printimit, vendos Fatura Fiskale dhe/ose Faturë jofiskale te Cileso Printerin dhe zgjidh printerin nga lista. Ose zgjidh Printo ne printerin Default për printerin default të kompjuterit.
- Nëse printeri termik e prish faturën, vendos Formati i printimit te ESC/POS (tekst i thjeshte) dhe zgjidh Gjeresia e letres.
- Ruaj.
Për biletat e kuzhinës, printerat zgjidhen te POS → Pikat e Shitjes → Pika prodhimi.
Hapi 5 – Printim provë
Nuk ka buton për printim provë. Bëj një porosi të vogël test te ai POS Point dhe paguaje. Fatura duhet të printohet drejt te printeri. Nëse hapet dialogu i printimit të shfletuesit, QZ Tray nuk u arrit ose nuk është zgjedhur printer. Pas testit anulo porosinë.

Zgjidhja e problemeve
- Nëse te forma e POS Point shfaqet "QZ Tray nuk eshte aktiv", hap QZ Tray. Nëse është aktiv, sigurohu që shfletuesi lejon aksesin në rrjetin lokal: Chrome Settings > Privacy & Security > Site Settings > Local network access.
- Nëse ikona nuk duket, kontrollo shigjetën e ikonave të fshehura në shiritin e detyrave. Sigurohu që po punon vetëm një kopje e QZ Tray. Rindiz kompjuterin nëse duhet.
- Dy pajisje, vetëm njëra me QZ Tray: tjetra nuk printon dot pa dialog. Instalo QZ Tray në çdo kompjuter që printon.
- Printeri ndryshoi emër në sistem: cilësimi Cileso Printerin prishet. Zgjidhe sërish printerin nga lista.
- Antivirusi ose proxy bllokon lidhjen: lejo QZ Tray.
- Printimi ndalon pas rindezjes: shtoje QZ Tray te programet që nisin automatikisht.
Kujtesë e rëndësishme
QZ Tray duhet të qëndrojë i hapur në sfond sa herë që kërkohet printimi. Nëse mbyllet, printimi pa dialog nga HotelBee nuk funksionon derisa të rihapet.
Pyetje të bëra shpesh
A ishte i dobishëm?
Artikuj të ngjashëm
Si të krijosh zbritje dhe happy hours në POS
Krijo zbritje që stafi i aplikon te një porosi POS, dhe happy hours që ulin çmimet vetë në orare të caktuara.
Point of SaleSi të përdorësh ekranin e kuzhinës (Kitchen Display)
Shfaq porositë e POS në një ekran në kuzhinë ose bar dhe shëno artikujt sapo janë gati.
Point of SaleSi të krijoni modifikuesit e produkteve
Krijoni grupe opsionesh falas ose me pagesë, lidhini me produktet dhe lërini kamarierët t'i zgjedhin në POS.
Point of Sale

