Si të aktivizosh printimin e menjëhershëm të porosive
Printimi live i porosive është për porositë që merren në telefon ose tablet. Pajisjet mobile zakonisht nuk lidhen dot me printerat e faturave ose të kuzhinës, prandaj porosinë e printon një pajisje tjetër, p.sh. kompjuteri i kasierit, që dëgjon porositë e reja dhe i printon.
Hapi 1 — Parakushtet
- Te forma e POS Point (POS → Pikat e Shitjes → ikona e lapsit) aktivizo Printo porosi nga mobile.
- Pajisja që printon ka QZ Tray të instaluar dhe aktiv, dhe Opsionet e printimit të POS Point janë Printo ne printerin Default ose Cileso Printerin. Përndryshe faturat hapin dialogun e printimit të shfletuesit.
- Për biletat e kuzhinës, konfiguro Pikat e prodhimit me printera të instaluar te pajisja që printon, dhe shëno Dergo Porosine te veprimet e Ruaj Porosine të POS Point.
- Përdoruesi te pajisja që printon duhet të ketë të drejtën Cloud Live Print te Porositë.

Hapi 2 — Zgjidh çfarë printon kjo pajisje
Te pajisja që printon, hap një ekran POS (menuja POS, plani i tavolinave ose ekrani i porosisë) dhe kliko ikonën e printerit lart. Hapet një panel anësor. Shëno pikat e shitjes që do printohen në këtë kompjuter. Zgjedhja ruhet në këtë shfletues, ndaj mbetet edhe pas rifreskimit. Një pikë jeshile te ikona tregon që të paktën një POS Point është shënuar, dhe paneli tregon Listening kur lidhja është aktive.

Hapi 3 — Lëre të hapur
Mbaje shfletuesin te një faqe POS (çdo adresë nën /pos). Dëgjimi ndalon kur largohesh nga ekranet POS ose mbyll tab-in. Konfigurim i zakonshëm: kompjuteri i kasierit ose një mini-PC te kuzhina, me ekranin POS hapur gjithë ditën.
Hapi 4 — Si shënohen porositë
Një porosi dërgohet për printim live vetëm kur ruhet nga një pajisje e njohur si mobile, te një POS Point me printimin live aktiv. Ajo pajisje nuk printon vetë. Kamarierët mund ta ndryshojnë këtë te menuja ⋮ e ekranit të porosisë me çelësin Mobile.
Hapi 5 — Test
Nga telefoni, bëj një porosi test te një POS Point i shënuar dhe ruaje. Brenda pak sekondash pajisja që printon duhet të printojë biletat e kuzhinës (kur Dergo Porosine është te veprimet e ruajtjes) dhe faturën (kur porosia është paguar, ose Printo është te veprimet e ruajtjes). Lista Recently printed në panel tregon çdo porosi. Nëse nuk ndodh asgjë, kontrollo: (1) POS Point është shënuar në panel, (2) paneli tregon Listening, (3) QZ Tray është aktiv, (4) çelësi Mobile në telefon është aktiv, (5) printeri është i ndezur.
Pyetje të bëra shpesh
A ishte i dobishëm?
Artikuj të ngjashëm
Si të krijosh zbritje dhe happy hours në POS
Krijo zbritje që stafi i aplikon te një porosi POS, dhe happy hours që ulin çmimet vetë në orare të caktuara.
Point of SaleSi të përdorësh ekranin e kuzhinës (Kitchen Display)
Shfaq porositë e POS në një ekran në kuzhinë ose bar dhe shëno artikujt sapo janë gati.
Point of SaleSi të krijoni modifikuesit e produkteve
Krijoni grupe opsionesh falas ose me pagesë, lidhini me produktet dhe lërini kamarierët t'i zgjedhin në POS.
Point of Sale

