Lista e kontrollit për ditën e parë
Ky është setup-i minimal që një llogari fare e re HotelBee të arrijë të marrë një rezervim, t'i ngarkojë një kafe dhe të printojë një faturë fiskale të ligjshme. Tre trekë paralelë me varësi reale: nuk fiskalizon pa arkë, nuk heq stok pa magazinë, stafi nuk punon pa përdorues.
Para se të fillosh (ki gati)
- Listë dhomash: numra, tipe, kapacitet, kat.
- Rate plan: të paktën një tarifë bazë për tip dhome, plus taksë/board.
- Fiskal: NIPT, kodi i njësisë së biznesit, të dhënat e TCR nga tatimet dhe skedari i certifikatës fiskale.
- Menu: edhe 10 artikuj mjaftojnë — menuja e plotë mund të presë.
- Listë stafi: kush merr login + me çfarë roli.
- Banka/pagesat: në cilën llogari poston çdo metodë pagese.
Trek A — Prona (PMS)
- Parametrat → Prona: emri, Numri i Regjistrimit, adresa, zona kohore. Në faqen kryesore të Parametrave, vendos Gjuha dhe Monedha te karta Te Pergjithshme.
- Parametrat → Pagesat dhe financat → Taksat: krijo normat që të duhen (për Shqipërinë, p.sh. 6% akomodim dhe 20% standard).
- Menaxhimi → Llojet e Dhomave: të paktën një ("Standard Double"), me kapacitet dhe çmim bazë.
- Menaxhimi → Llojet e Dhomave → Dhomat: shto grupin e parë (s'duhen 80 sot — 10 mjaftojnë për test).
- Menaxhimi → Tarifat: një rate plan bazë për tip dhome. Kanalet më vonë.
- Test: krijo rezervim manual, check-in, ngarko shërbim, check-out. Kalon = prona është live.
Trek B — POS + Kontabiliteti
- Parametrat → Fatura dhe dokumente → Fiskalizimi: shto biznesin fiskal — Emri, Emri i biznesit, NIPT, Kodi Njesise se Biznesit, fjalëkalimi i certifikatës — dhe ngarko certifikatën. Kontrollo që shfaqet data e vlefshmërisë.
- Arka Fiskale (Parametrat → Pagesat dhe financat → Llogarite e pagesave → Arka Fiskale): krijo një për çdo pajisje fiskale me TCR Id, tipin dhe biznesin. Kodi Arkes plotësohet pasi arka regjistrohet.
- Parametrat → Pika e shitjes → Magazinat: të paktën një ("Main"). Pikat e Shitjes kanë nevojë për magazinë për të zbritur stokun.
- Parametrat → Pagesat dhe financat → Menyrat e pageses: aktivizo Cash + Kartë minimumi. Lidh secilën me një llogari pagese.
- POS → Pikat e Shitjes: krijo të parën (shih artikullin për setup-in e POS Point). Lidhe me magazinën, arkën, mënyrat e pagesës dhe printerat.
- POS → Produktet: katalog fillestar 5–10 artikuj. Mos synoni menunë e plotë sot.
- Test: shitje e vogël Cash, finalizo, verifiko IIC/QR në faturë dhe që printohet.
Trek C — Stafi
- Parametrat → Rolet: llogaria e re nis me një rol Admin. Krijo rolet që të duhen (Recepsion, Kamarier, Menaxher, Pastrim…) — formulari i rolit të lejon të nisësh nga një shabllon dhe t'i përshtatësh lejet.
- Parametrat → Perdoruesit: shto çdo anëtar stafi me rolin e tij. Dërgo login me email ose dorëzoje personalisht.
- Bëj një anëtar stafi të hyjë dhe konfirmo që sheh vetëm atë që duhet — recepsionistët jo Parametrat, kamerierët jo Raportet.
Trek D — Kanalet (mund të presë Ditën 2)
Channex/OTA nuk duhen për go-live — rezervimet direkte punojnë pa to. Por planifiko Ditën 2-3, sepse herën e parë me Booking.com dalin probleme mapping-u që marrin gjysmë dite. Mos e bëj Ditën 1 kur ke edhe check-in.
Verifikimi në fund të ditës
- Një rezervim i krijuar, check-in, check-out (ose të paktën i faturuar).
- Një shitje POS e finalizuar me IIC/QR të vlefshëm.
- Financa → Fiskalizime të Dështuara është bosh (ose i ke rishikuar dhe ridërguar).
- Të paktën një përdorues jo-admin mund të hyjë dhe të punojë.
- Transaksionet test të sotme anuluar/rimbursuar që të mos prishin raportet.
Pyetje të bëra shpesh
A ishte i dobishëm?
Artikuj të ngjashëm
Dashboard-et: Recepsioni, Menaxhimi, POS, Experiences dhe Operacionet
Çfarë tregon secila faqe hyrëse, çfarë kuptimi kanë shifrat dhe kush e sheh.
Property Management SystemSi të marrësh nënshkrimin e mysafirit në formën e regjistrimit
Mysafiri nënshkruan në tablet, telefon ose kompjuter; nënshkrimi ruhet te rezervimi dhe printohet në formën e regjistrimit.
Property Management SystemSi të shtosh foto të dhomave
Shto, rendit, përshkruaj dhe hiq fotot e një lloji dhome, zvogëlo fotot e vjetra të rënda me Optimizo fotot dhe shih ku shfaqen fotot.
Property Management System

