/Qendra e Ndihmës
Përdorues

Si te bejme fiskalizim me NIPT

Verifikuar 1 sht 20261 min lexim

Si të bëni fiskalizimin me NIPT

Kur një biznes kërkon faturë fiskale në emër të tij, NIPT-i (NUIS) duhet të jetë te klienti që lidhni me faturën ose porosinë POS. Pa NIPT dokumenti fiskalizohet sërish, por pa blerës biznes.

Hapi 1: Krijoni klientin kompani

  1. Shkoni te Recepsioni → Klientet dhe klikoni Krijo te Re.
  2. Në krye të formularit zgjidhni Kompani.
  3. Vendosni Emri e kompanisë. Nëse fiskalizimi është konfiguruar, mund të klikoni Kerko te dhena ne QKB, të vendosni NIPT ose emrin, të klikoni Kerko dhe pastaj Perdor te rezultati i duhur. Emri, adresa, qyteti, shteti dhe NIPT-i plotësohen automatikisht.
  4. Te Adresa, vendosni Shteti = Shqipëri dhe plotësoni adresën dhe qytetin.
  5. Te seksioni ID e Takses zgjidhni Tipi i dokumentit → Nipt dhe shkruani NIPT-in te Numri i dokumentit. Opsioni Nipt shfaqet vetëm për klient Kompani me shtet Shqipërinë.
  6. Klikoni Ruaj.

Hapi 2: Fiskalizoni faturën

Fiskalizimi nuk bëhet automatikisht. Hapni faturën, sigurohuni që kompania është klienti i faturës dhe që është zgjedhur arka, pastaj klikoni Finalizo. Emri, adresa dhe NIPT-i i blerësit dërgohen me faturën. Seksioni Finalizo shfaqet vetëm kur ka të paktën një arkë fiskale të konfiguruar.

Hapi 3: Porositë POS

Në POS, zgjidhni klientin kompani te porosia para pagesës. Blerësi dërgohet vetëm nëse klienti i zgjedhur ka numër dokumenti; përndryshe porosia fiskalizohet pa blerës. Porosia fiskalizohet kur paguani me Finalizo Porosine të aktivizuar.

Artikuj të ngjashëm