Si të ndash një folio (një qëndrim, fatura të shumta)
Ndarja e folios do të thotë t'i vendosësh tarifat e një qëndrimi në dy ose më shumë fatura, secila për një pagues tjetër. Për shembull, kompania paguan dhomën dhe mëngjesin, ndërsa mysafiri paguan minibarin dhe spa-në.
HotelBee nuk ka folio të veçanta apo rregulla shpërndarjeje. Një rezervim mund të ketë disa fatura, dhe ti vendos cilat tarifa shkojnë në secilën. Butoni Folio vetëm printon një përmbledhje të artikujve që zgjedh.
Ndaj tarifat e dhomës
- Një faturë për dhomë: te tab Akomodimi, kliko Gjenero Faturen te çdo kartë dhome.
- Ndarje sipas netëve (biznes + pushim): përdor Ndaj sipas datës (Krijo), zgjidh datën e ndarjes dhe, te Menaxhimi i faturës, zgjidh Ndaj faturen. Mbaj faturën e përbashkët mban një faturë.
- Nxirr një dhomë në rezervim më vete: kliko Ndaj te karta e dhomës.

Cakto paguesin dhe faturo ekstrat
- Hap tab Faturat të rezervimit dhe kliko Gjenero Faturen te rreshti draft.
- Kliko Modifiko dhe vendos Bleresi. Për kompani, zgjidh profilin e klientit me NIPT.
- Hiq ose rregullo artikujt që do t'i mbulojë paguesi tjetër, pastaj ruaj.
- Për paguesin tjetër, kliko Krijo Fature te Re, zgjidh klientin dhe shto artikujt e tij.
- Te tab Porosite, zgjidh porositë POS, spa ose minibar të ngarkuara në dhomë dhe kliko Transfero ne fature.
- Zgjidh një faturë ekzistuese, ose Krijo Fature për t'i faturuar ekstrat e mysafirit veçmas nga kompania, dhe kliko Konfirmo.

Në check-out
- Rishiko çdo faturë me mysafirin. Për të printuar ose shkarkuar një përmbledhje vetëm me atë që paguan ai, përdor Folio (kutia Gjenero) dhe Zgjidh artikujt per permledhjen.
- Merr pagesën e mysafirit në faturën e tij dhe finalizoje.
- Finalizo faturën e kompanisë ose agjencisë. Nëse është me afat pagese, lëre të papaguar derisa të vijë pagesa.
- Dërgoja faturën e kompanisë departamentit të financës sipas marrëveshjes.
Mirë të dish
- Mund t'i lësh edhe porositë e ngarkuara në dhomë si porosi dhe t'i arkëtosh direkt në check-out.
- Rikthe Transferimin e kthen një transferim për sa kohë fatura e synuar nuk është fiskalizuar.
- Thuaji mysafirit në check-in çfarë mbulon kompania: "Kompania juaj mbulon dhomën dhe mëngjesin. Çdo gjë tjetër, si minibari apo spa, shkon në kartën tuaj. Në rregull?"
Pyetje të bëra shpesh
A ishte i dobishëm?
Artikuj të ngjashëm
Dashboard-et: Recepsioni, Menaxhimi, POS, Experiences dhe Operacionet
Çfarë tregon secila faqe hyrëse, çfarë kuptimi kanë shifrat dhe kush e sheh.
Property Management SystemSi të marrësh nënshkrimin e mysafirit në formën e regjistrimit
Mysafiri nënshkruan në tablet, telefon ose kompjuter; nënshkrimi ruhet te rezervimi dhe printohet në formën e regjistrimit.
Property Management SystemSi të shtosh foto të dhomave
Shto, rendit, përshkruaj dhe hiq fotot e një lloji dhome, zvogëlo fotot e vjetra të rënda me Optimizo fotot dhe shih ku shfaqen fotot.
Property Management System

