Si te vendosesh kohezgjatjen e dhomave per Booking
Kufizimet e qëndrimit minimal përcaktojnë sa netë duhet të rezervojë një mysafir kur qëndrimi i tij përfshin një datë të caktuar. Për kanalet OTA (Booking.com, Expedia…) të lidhura përmes Channex, i vendos te Kalendari i tarifave të Channel Manager me Bulk Update. Ka dy opsione: Min Stay Arrival dhe Min Stay Through.
Para se të fillosh
Kalendari i tarifave të Channel Manager kërkon që Channex të jetë aktiv. Nëse nuk është, faqja shfaq "Menaxheri i Kanaleve nuk është konfiguruar. Ju lutem aktivizoni Channex në Cilësimet > Integrimet." Të duhet edhe e drejta për të modifikuar çmimet.
Hapat
- Hap Menaxhimi → Kalendari i tarifave të Channel Manager. Kalendari është ekrani i inventarit të Channex, i shfaqur brenda HotelBee. Përdor Legjenda & Ndihma për shkurtimet (p.sh. MSA = Qëndrim Minimal në Mbërritje).

- Kliko Action dhe zgjidh Bulk Update.

- Zgjidh periudhën e datave, pastaj shëno opsionet që do dhe vendos numrin e netëve:
- Min Stay Arrival — vlen për mysafirët që mbërrijnë në datat e zgjedhura. Vlera 3 do të thotë që kushdo që mbërrin në ato data duhet të rezervojë të paktën 3 netë.
- Min Stay Through — vlen për çdo qëndrim që përfshin datat e zgjedhura, pavarësisht datës së mbërritjes. E dobishme për të mbrojtur periudhat e pikut nga rezervimet e shkurtra.
- Ruaj. Channex i dërgon kufizimet te të gjitha kanalet e lidhura.
Mirë të dish
Këto kufizime vlejnë vetëm për kanalet OTA. Për booking engine-in tënd, vendos Minimum Nete te Menaxhimi → Cmimet (shih "Si te vendosni kohezgjatjen e dhomave ne Website"), ose te vetë tarifa te Menaxhimi → Tarifat → Restrictions.
A ishte i dobishëm?
Artikuj të ngjashëm
Dashboard-et: Recepsioni, Menaxhimi, POS, Experiences dhe Operacionet
Çfarë tregon secila faqe hyrëse, çfarë kuptimi kanë shifrat dhe kush e sheh.
Property Management SystemSi të marrësh nënshkrimin e mysafirit në formën e regjistrimit
Mysafiri nënshkruan në tablet, telefon ose kompjuter; nënshkrimi ruhet te rezervimi dhe printohet në formën e regjistrimit.
Property Management SystemSi të shtosh foto të dhomave
Shto, rendit, përshkruaj dhe hiq fotot e një lloji dhome, zvogëlo fotot e vjetra të rënda me Optimizo fotot dhe shih ku shfaqen fotot.
Property Management System

