/Qendra e Ndihmës
Përdoruespms

Si të menaxhosh një walk-in

Verifikuar 17 nën 20262 min lexim

Walk-in është mysafiri që vjen te recepsioni pa rezervim. Ky proces e rezervon, i bën check-in dhe e arkëton shpejt; me praktikë merr 3–5 minuta.

Hapat

  1. Hap panelin e Recepsionit ose Kalendari dhe gjej një dhomë të lirë sonte në llojin që do mysafiri. Kontrollo që dhoma është Inspected (ose Clean nëse prona nuk kërkon inspektim).
  2. Kliko Rezervim i Ri (menuja Recepsioni, ose butoni te paneli).
  3. Te Kerko per Dhoma, vendos Check-in sot dhe Check-out sipas marrëveshjes. Butonat 1 Natë, 2 Netë… nisin nga sot.
  4. Te lista e llojit të dhomës, zgjidh Paketa dhe Persona për dhomën që gjete dhe shëno Zgjidh. Pastaj kliko shigjetën Hapi Tjeter.
Rezervim i ri, kërkimi i dhomave: datat nga sot, një dhomë e zgjedhur dhe shigjeta për hapin tjetër
  1. Te Te Dhenat e Klientit, kërko fillimisht mysafirin te Kerko Klient. Nëse është i ri, plotëso Emri, Mbiemri, email-in dhe telefonin (fushat e dokumentit të identitetit janë te Shfaq me shume), dhe kliko Shto Klient.
Hapi i të dhënave të klientit me një mysafir të ri të plotësuar dhe butonin Shto Klient
  1. Te Ekstra, shto shënime, shërbime, zbritje ose referues sipas nevojës.
  2. Kliko Konfirmo. Shfaqet "Rezervimi u ruajt" dhe dhoma del e rezervuar në kalendar.
  3. Hap rezervimin dhe kliko Check-in te kutia Ndrysho Status. Statusi kalon në check-in dhe housekeeping e sheh dhomën si të zënë.
Rezervimi me butonin Check-in te kutia e ndryshimit të statusit dhe kutia Folio pranë saj
  1. Te kutia Folio, kliko Arketo Pagese dhe regjistro pagesën e plotë, ose një depozitë nëse kjo është politika juaj.
  2. Dorëzo çelësin dhe jep një orientim të shkurtër: Wi-Fi, orari i mëngjesit, ora e check-out.

Mirë të dish

  • Nëse prona ka konfiguruar procesin e check-in (Parametrat → Procesi i check-in), HotelBee të kalon nëpër Të dhënat e klientit (përfshirë skanimin e ID), Forma e regjistrimit (me firmë), Konfirmo check-in dhe Çelësat e dhomës. Përndryshe check-in është një klik.
  • Nëse ka bravë të lidhur, hapi Çelësat e dhomës e lëshon çelësin. Përndryshe programoje në sistemin e bravave.
  • Mund të arkëtosh me kartë me terminal ose HotelBee Payments, kesh në turnin e hapur, ose transfertë bankare.
  • Nëse autorizimi i kartës është aktiv, mund të dërgosh një kërkesë autorizimi karte nga kutia Karte e rezervimit për pjesën tjetër.

Pyetje të bëra shpesh

    Artikuj të ngjashëm