/Qendra e Ndihmës
Përdoruespms

Si të bësh mbylljen e ditës (Night Audit)

Verifikuar 17 nën 20261 min lexim

Night audit është mbyllja e turnit: tregon pagesat që keni mbledhur gjatë turnit, porositë dhe pagesat e rezervimeve pas tyre, dhe gjendjen e arkës. Bëjeni në fund të çdo turni që diferencat të kapen po atë ditë.

Ku ndodhet

Klikoni emrin tuaj në këndin lart djathtas dhe zgjidhni Menaxho turnin. Hapet faqja Night Audit me të dhënat e turnit aktual. (Nëse prona juaj përdor ekranin e ri të turnit, Menaxho turnin hap atë faqe.)

Paneli i gjendjes

Majtas janë tre butona: Gjendja aktuale, Perditeso gjendjen dhe Mbyll turnin dhe printo.

  • Gjendja aktuale tregon Gjendja fillestare, Pagesat (cash i mbledhur në turn) dhe Gjendja mbyllese (gjendja fillestare plus pagesat cash), për çdo monedhë.
  • Perditeso gjendjen korrigjon cash-in fillestar: vendosni Shuma, zgjidhni Monedha dhe konfirmoni.
Faqja Night Audit me butonat e balancës dhe balancën fillestare, pagesat dhe balancën përfundimtare

Tabelat

  • Totali Akomodimit liston çdo pagesë rezervimi të marrë në turnin tuaj.
  • Porosite liston çdo porosi POS të paguar në turnin tuaj.
  • Totali i pagesave tregon totalin për çdo metodë pagese (cash, kartë, bankë etj.), të ndarë sipas monedhës. Porositë room charge nuk llogariten.
Tabela e pagesave totale me totalin për çdo metodë pagese

Disa monedha

Shumat ndahen sipas monedhës. Numëroni çdo monedhë veçmas: €120 dhe ALL 5,000 nuk janë të këmbyeshme në mbyllje.

Rutina e mbylljes

  1. Hapni faqen dhe prisni të ngarkohet plotësisht (butonat janë të çaktivizuar gjatë ngarkimit).
  2. Numëroni cash-in fizik dhe krahasoni çdo monedhë me Gjendja mbyllese.
  3. Kontrolloni totalet e kartës dhe bankës te Totali i pagesave me printimin e fundit të ditës nga POS-i bankar.
  4. Hetoni çdo diferencë para mbylljes: hapni porosinë ose rezervimin dhe kontrolloni pagesën dhe metodën e saj.
  5. Klikoni Mbyll turnin dhe printo. Kjo shkarkon PDF-në, mbyll turnin dhe ju nxjerr nga llogaria me një hap, prandaj klikojeni vetëm kur të keni mbaruar.
  6. Përdoruesi tjetër hyn dhe nis një turn të ri.

Pyetje të bëra shpesh

    Artikuj të ngjashëm